Pak të dhëna historike
Shkolla Fillore e mesme e ulët " Mustafa Bakiu " në Prizren është themeluar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe procesin mësimor edukativ e ka filluar nga viti shkollor 1954/55.
Që nga fillimi i veprimtarisë së saj, kjo shkollë ka qenë shkollë publike dhe mikse , mësimi është zhvilluar në Gjuhën Shqipe dhe Turke.
Në vitin 1964 themeluesi ( KK. Prizren) këtë shkollë e emërtuar me emrin e heroit të popullit Mustafa Bakiu. Këtë emër shkolla e mban edhe sot.
Veprimatria mësimore - edukative e kësaj shkolle ( sikurse edhe të shkollave të tjera të komunes dhe të Kosovës - mësimi në Gjuhen Shqipe ) në vazhdimësi është përcjellur nga pushtuesi serbokomunist dhe nuk kanë qenë të pakta kërcenimet, rrahjet, maltretimet, bisedat informative, burgosjet, arrestimet dhe forma të tjera të kërcnimit dhe shantazhimit ndaj punëtorve dhe nxënësve të kësaj shkolle, në veçanti pas vitit 1981 ( demostratave studentore 1981).
Pas vitit 1990, punëtorët dhe nxënësit e shkollës u përballen me dhunën dhe brutalitetin e eger serb, sepse në këtë institucion sikurse edhe në shkollat tjera shqipe në Kosovë, Serbia komuniste aplikoi të ashtuquajturat " Masat e dhunshme Administrative ", me të cilat masa u shkarkuan organet udhëheqëse legjitime të shkollës, punëtorve arsimor shqiptar ju ndaluan pagat - rrogat , me që rastë u rrezikua edhe mbijetesa e tyre. Përkundër kësaj mase administrative skajshmërisht joligjore që përbënte dhe shkelje thelbesore të të drejtave elementare njerëzore ( e drejta për punë, për pagë dhe për jetë), punëtorët arsimor të kësaj shkolle nuk u nënshtruan politikës hegjemoniste serbomadhe dhe vazhduan punën e tyre në mbrotje të shkolles shqipe.
Organet e dhunshme serbe ndaluan gjithashtu edhe financimi e arsimit shqip, përkatësisht të shkolles shqipe.
Nxënësit shqiptar u debuan nga godina shkollore sepse ata dhe mësimdhënësit e tyre nuk pranuan planet dhe programet serbe, nuk pranuan ligjet e Serbis. Kjo gjendje e vështire zgjati 9 vite, përkatësisht gjerë në vitin 1999, kur pushtuesit serb së bashku me policinë dhe ushtrinë e vet okupuese dhe gjakatare u detyruan ta leshojnë Kosovën, o fal punës dhe veprimtarisë shumëvjeçare të formave të ndryshme të rezistences aktive , në veçanti nga viti 1990, të popullit shqiptar , luftës heroike dhe mbinjerezore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( 1998 /1999 ) dhe ndihmës së madhe të forcave të NATO-së me në ktye SHBA / të..