Shkolla fillore e mesme e ulet
“ Mustafa Bakiu”
Prizren
12 nëntor 2012
Rendi Ditor i Shkollës
I. Ambienti shkollor
A/ Ambienti i jashtem :
- Për ambientin e jashtëm ( oborrin, poligonet sportive, këndet gjelbruese, perkujdesen të gjithë, sidomos nxënësit dhe punëtorët teknik;
- Hudhurinat hidhen në vendin e caktuar;
- Askush nuk ka të drejte që pa nevojë të vijë, të qëndroj e të shetis në oborrin e shkollës;
- Prindërit dhe zyrtarët janë gjithënjë të mirëseardhur në shkolle;
- Në oborrin e shkollës, nuk mund të hyj apo të parkohet asnjë automjet,
B/ Ambienti i brendshme
- Nxënësit e shkollës, mësimdhënësit dhe punëtorët teknik të shkollës, kanë për detyrë që të përkujdesen për mbajtjen e pastërtisë në të gjitha mjediset e godinës shkollore ( mësonjëtore, zyra, kabinete, koridore etj), të kujdesen për inventarin shkollor, mjetet mësimore, nyjet hidrosanitare etj.
- Pastrimi nga punetorët teknik ( mirëmbajtësit e higjienës) është i përditshëm. Në fund te javës bëhet pastërimi i përgjithshëm i godinës shkollore ( pastrimi me uje – larja);
- Në stinën e dimrit të gjitha lokalet e shkollës ku mësojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre nxënësit dhe mësimdhënësit e shkolles duhet të jenë të ngrohta;
Procesim mesimor – edukativ në vitin shkollor 2012 / 2013 zhvillohet në dy ndërrime. Ndërrimi i parë e fillon mësimin në ora 7,30 dhe e përfundon në ora 12, 45 min. ( kl. VI, VII, VIII, IX ), ndërsa ndërrimi i dytë e fillon mësimin në ora 13, 00 dhe e përfundon në ora 17.15 minuta ( kl. I – V ).
Ora mësimore zgjatë 45 minuta.
Drejtori i shkollës, punon nga ora 8,00 e gjerë në ora 16,00.
Zëvendësdrejtori, punon nga ora 10,00 e gjerë në ora 18,00.
Zyrtari administrativ, punon nga ora 8,00 e gjerë në ora 16,00
Punetorët ndihmës, punojnë sipas ndërrimeve. Ndërrimi i parë 6,00 – 13,00, ndërrimi i dytë nga ora 13,00 – 19,00, në punë duhet të vijnë s’paku 20 minuta para fillimit të orarit.
Mjeshtri ( Mirëmbajtesi) i shkollës, punon nga ora 7,00 gjerë ne ora 14,00.
Zilja e parë bie 10 minuta para fillimit të mësimit dhe sinjalizon hyrjen e nxënësve nëpër klasat e tyre. Zilja e dytë sinjalizon fillimin e mësimit. Secili nxënës ulet në vendin e vetë, në pritje të fillimit të mësimit.
Mësimdhenësit pa vonesë shkojnë në orën e mësimit. Që në fillim mësimdhenesit dhe nxënësit krijojnë atmosfer të përshtatshme për punë. Vonesat e mësimdhënësve janë të patolerushme.
Hyrje – dalje të nxënësve gjatë mësimit nuk ka. Në raste të domozdoshme vetem me lejen e mësuesit. Nxënësve, Ju ndalohet hyrja në orët e mësimit me vonesë. Nxenesi-ja, i- e cili – a, është vonuar për orën mësimore do të mbetet – qëndroj në oborrin e shkollës deri sa të përfundoj ora mësimore përkatëse.
III. Kujdestaria
Arsimtarët dhe nxënësit kujdestar dite, mbikqyrin dhe zbatojnëe rendin ditor të shkollës, prej fillimit e gjerë në mbarim të orarit mësimor / të punës.
Mësimdhënësit kujdestar dite, në punë duhet të vijne s’paku 20 minuta para fillimit të mësimit – punës ( sipas ndërrimeve, pavarësisht orarit mësimor personal). Gjatë orarit të kujdestarisë gjithmon duhet të jenë në mesin e nxënësve, duke bashkpunuar me nxënësit kujdestar të ditës dhe të klasës. Interesohen për mbarëvajtjen e punës në shkollë, procesit mësimor , mirësjelljen e komunitetit të shkollës dhe kujdesen për pasurin e shkollës.
Mësimdhënësit kujdestar dite, në fillim të orarit mësimor, në mënyrë të organizuar ( me rreshtim) bëjnë futjen e nxënësve brenda në shkollë ( klasë). Nëse mungon ndonjë nga mësimdhenesit, në bashkpunim me drejtorin e shkollës sigurojnë zëvendësimin ( nëse është e mundur) ose kujdesen që klasa përkatëse të angazhohet me ndonjë punë, duke siguruar që rendi dhe disiplina në shkolle të mos prishen. Pas mbarimit të orarit mësimor në ndërrimin përkatës, mësimdhënësit kujdestar dite duhet të plotesojnë fletëkujdestarin. Në fletëkujdestari duhet të shenohet në mënyrë objektive ecuria e përgjithshme e punës mësimore në shkolle, problemet dhe veshtërsit eventuale, mungesat dhe vonesat e arsimtarëve në punë, dëmtimet eventuale të inventarit shkollor dhe të gjitha ndodhit e tjera në shkollë.
Nxënesit kujdestar dite në shkollë dhe klase, vijnë në shkollë s’paku 15 minuta para fillimit të orarit mësimor. Duke bashkpunuar me mësimdhënësit kujdestar dite, kujdesen për: inventarin e klasës, pastërtin e klasës, ajrosjen e klasës, kujdesen për mjetet mësimore, pasterojnë drrasen e zezë etj.
Nje nga punetorët teknik benë kujdestari kohe pas kohe në oborrin e shkollës, orienton dhe udhezon palët në mjediset ku kane punë.
Duhani, pijet alkoolike, mjetet narkotike
- Duhani, për të gjithë ( nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin tjetër ) është i ndaluar në të gjitha ambientet e brendshme të shkollës ( në lokalet ku qëndrojn nxënësit – mësonjëtore, kabinete, bibliotekë, sal;lën e edukimit fizik, holin e shkollës e të ngjajshme), dhe në : aktivitete jashtëmësimore, shetitje, eskursione, pikniqe e të ngjajshme.
- Pijet alkoolike, sjellja dhe konsumimi i tyre brenda ambienteve shkollore janë të ndaluara për të gjithë komunitetin e shkollës.
- Konsumimi dhe sjellja në shkolle e pijeve alkoolike nuk lejohet.
- E patolerushme është sjellja dhe përdorimi i në shkollë i mjeteve narkotike. Në rastet e tilla drejtori i shkollës njofton policin dhe prindin e nxënësit – es.
Rrepësisht ndalohet ardhja në shkollë me mjete të forta ( shufra hekuri, gome, druri, boksa të hekurt etj), armë të ftohta dhe armë zjarri. Në rastet të tilla obligativisht njoftohet policia dhe merren masa të tjera ndëshkuese konform legjislacionit dhe rregullave të shkollës.
Telefonat cellular : Përdorimi i telefonave celluar gjatë orës së mësimit është i ndaluar, për mësimdhënësit dhe nxënësit. Nëse nxënesi përdor celularin gjatë orës mësimore i njejti do t’i merret dhe do t’i dorezohet prindit te tij.
Konsumimi i ushqimit në klasë : Nxënësve të shkollës ju ndalohet konsumimi i ushqimit brenda në klasë, sikurse edhe i farërave dhe gjërave të tjera të ngjajshme.
Nxënësit janë të obliguar të respektojn : mësimdhënësit, stafin teknik, stafin udhëheqës, sidomos shokët dhe shoqet në paralele dhe të shkollës. Konflikti verbal apo fizik në mes të nxënësve është i patolerushëm dhe i denueshem.
Veshjet dhe frizurat : nxënësit në shkollë nuk duhet të veshin veshje ( rroba ) të tejdukshme, tejet të ngushta , të shkurtëra të cilat ekspozojnë pjesë të trupit, të mbajnë frizura të cilat identifikohen me grupe dhe organizata kriminale,
Kompenzimi i dëmtimit të qëllimshëm : nëse nxënësi apo disa nxënës e demtojnë inventarin e shkollës qëllimshëm ( në klasë, kabinet, koridor apo kudo në hapsirat tjera shkollore, kompenzimin e dëmit do ta bejë prindi përkatësisht prindërit ose paralelja ( po qëse nuk tregohet se kush e ka dëmtuar inventarin apo paisjen – mjetin tjetër) .