Faqja zyrtare e shkollës Mirëseerdhët - Welcome
Godina shkollore ne vitin 2010
Godina e re shkollore 2012
Nxenesit e dalluar te shkolles dhe mesimdhenesit e tyre 2012 / 2013
Tipi: Shkollë publike fillore e mesme e ulët ( klasat 1-9 )
Themelues: Kuvendi Komunal i Prizrenit.
Shkollë mikse , procesi edukativ - mësimor zhvillohet në tre gjuhë mësimore : Gjuhën Shqipe , Turke dhe Boshnjake.
Jeta dhe puna në shkollë organizohet në përputhje me legjislacionin e arsimit të Republikës së Kosovës,
Procesi edukativ - mësimot zhvillohet konform Kurrikulit të Republikës së Kosovës.
Godina e re shkollore në sipërfaqe prej 3700 m / 2 është ndërtuar në vitin 2012 me bashkfinancim të USAID - it dhe Komunës së Prizrenit. Godina ka 24 dhoma mësimi, lokalet të tjera përciellëse ( zyra, kabinete, bibliotekën ... ) dhe sallën e edikimit fizik - fiskulturës.
Numri i nxënsve : 1006
Mesimdhenes : 53
Edukatore : 3
Stafi udheheqes : drejtori dhe
zv. drejtori
Zyrtar administrativ 1
Punëtor teknik : 5
Çfarë’ synojm ne ?
Vizioni i Shkolles
Transformimi i shkollës në qendër edukative - arsimore gjithëpërfshirëse ku të gjithë e japin dhe kërkojnë ta marrin maksimumin e tyre
Çfarë marrim përsipër ne ?
M I S I O N I
Shkolla do të krijojë kushte për secilin nxënës të regjidtruar të mesojë
* të dijë
* te veprojë
* të mbijetojë
* të bashkepunoj me të tjerët
* të transferoje vetveten dhe shoqerinë.
Objektivat strategjik zhvillimor te shkolles
per periudhen 2010 - 2013:
1. Sistem funksional për sigurimin e cilësis së mësimdhënies dhe të nxënit sipas
kërkesave të Kurrikulit të Kosovës .
2. Metodologjia e mësimdhënies me nxënësin në qendër ,dhe me objektiva
specifik , struktura e orës ERR.
3. Gjithëpërfshirje, barazi dhe respektim i dallimeve - diversiteteve të nxënësve
në mësim - shkollë;
4. Sistem cilësor , funksional dhe transparent në qeverisjen dhe udhëheqjen e
shkollës ;
5. Avancimi i procesit të parteneritetit me komunitetin e prindërve.
6. Aktivitete ekstrakurrikulare të nxënësve,të vazhdushme dhe të larmishme
SWOT ANALIZA
Pikat e forta :
1/ Opinioni pozitiv për shkollën,
2/ Predispozitat intelektuale të nxënësve ;
3/ Gadishmëria e nxënësve dhe mësimdhënesve për organizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare,
4/ Përgatitja profesionale e mësimdhënësve;
5/ Gadishmeria e mësimdhënesve për trajnime për metodologji të reja të
mësimdhënies ;
6. Godina e re shkollore sipas standardeve të kohës,
7/ Siguria fizike në shkolle;
8/ Lokacioni i përshtatshëm dhe i mjaftushëm;
9/ Gadishmëria e komunitetit të prindërve për ta mbështetur shkollën;
10/ Infrastruktura e përshtatshme shkollore : sistemi i rrjetit elektrik, ujit,
kanalizimi për ujërat e zeza, nyjet hidrosanitare,
11/ Sistemi i përshtatshëm për ngrohje;
12/ Kabineti i Informatikës;
13/ Kabineti i Shkencave te natyres,
14. Kabineti i Gjuhes Angleze,
15/ Salla e Fiskulturës;
16. Biblioteka shkollore,
17/ Kopshti shkollor;
18. Plani Zhvillimor i shkolles 2012 - 2014
Pikat e dobeta :
1/ Mungesa e paisjeve dhe teknologjive bashkkohore mësimore - didaktike;
2/ Mungesa e Qendrës Mediale të shkollës,
3/ Mungesa e shërbimit psiko - social në shkollë;
4/ Numri i vogël i punëtorëve teknik në shkollë ( mirëmbajtësve të pastërtisë);
Mundësit :
1/ Gadishmeria e organeve udhëhëqes dhe qeverisëse për implementimin e Planit Zhvillimor të shkolles;
2/ Gadishmëria e komunitetit të prindërve për ta ndihmuar shkollën;
Kërcnimet:
1/ Buxheti i kufizuar për investime ne paisjen e shkolles me teknologji mesimore - bashkohore.
Per te shfrytezuar faqen zyrtare ne gjuhen turke kliko ne kete linkë : http://translate.google.com/translate?hl=en&sl=sq&tl=tr&u=http%3A%2F%2Fshfmmustafabakiu.weebly.com%2F